Kur vjen puna te çështjet e zemrës, ne heqim dorë dhe ia lëmë shpjegimet horoskopit. Ai e di më mirë se kushdo tjetër se ç’ndodh brenda kokës suaj.
Dashi
Dashi është padyshim një nga shenjat më protagoniste të horoskopit dhe si e tillë kërkon vëmendje maksimale. Por ka një problem, e do këtë gjatë gjithë kohës dhe do të bëj çdo gjë për ta patur. Prandaj kur vjen puna te lidhjet, kërkesat tuaja do të duken pak si shumë për partnerin potencial. Siguria që keni në vete mund të rezultojë ndonjëherë bezdisëse për të, por kjo s’do të thotë që ju s’mund të vazhdoni të shkëlqeni vetëm që ai/ajo të ndihet rehat në praninë tuaj. Kështu që më mirë prisni të gjeni dikë që është fansi juaj më i madh dhe ju pranon plot krenari ashtu siç jeni. Zjarr i vërtetë.
Demi
Duke qenë se jeni një shenjë toke, ju i përkisni individëve më me këmbë në tokë dhe shumë prej jush janë ambiciozë dhe të fiksuar pas punës. Nëse keni dikë në zyrë që qëndron gjithnjë jashtë orarit të punës, është me siguri Demi. Problemi është se duhet të hiqni pak dorë nga ky fiksim dhe të dilni në skenë. Shkoni diku në një kafene apo një bar të lezetshëm dhe gjejeni gjysmën tjetër. Me siguri po ju pret.
Binjakët
Të jesh Binjak do të thotë që kushdo që del me ju, në fakt po del me 2 personat që keni brenda vetes, që me siguri janë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Njëra anë e juaja është e ëmbël dhe e kujdesshme, ndërsa ana tjetër nuk do asnjë lloj angazhimi me askënd. Kjo i komplikon kaq shumë gjërat. Ai/ajo duhet të ketë energji dhe nerva të hekurta. Kjo është gjithçka që do të të duhej ty.
Gaforret
Zakonisht gaforret bëjnë gjithçka për partnerët/et. Janë të kujdesshme dhe tregojnë shumë takt që të mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve. Madje ndonjëherë sakrifikojnë veten e tyre vetëm për të mos e bërë këtë gjë. Kjo është pikërisht ajo ç’ka e vështirëson jetën tuaj romantike. Ju investoni shumë për dikë tjetër dhe në fund nuk merrni atë që prisnit.
Luani
I keni mbyllur ndjenjat tuaja në sirtarin më të fshehtë dhe e keni flakur çelësin njëherë e mirë. Kjo ia vështirëson punën kujdo që është i interesuar për ju. Në fakt, ju jeni mjeshtër i takimeve falë sigurisë dhe aftësive tuaja joshëse, por sapo gjërat bëhen më serioze dhe dikush tenton t’ju shprehë diçka, gjithçka doni të bëni është të zhdukeni nga sytë këmbët.
Virgjëresha
Është e shkruar në yje që ju të analizoni çdo gjë. Një djalë nuk mund t’ju thotë as dy fjalë sepse ju do t’i analizoni, do t’i mendoni gjatë duke rikujtuar çdo fraksion të atij çasti. Vjen një moment dhe e gjithë kjo bëhet e lodhshme për të dy ju. Gjithçka duhet të bëni është të mos e merrni kaq seriozisht.
Peshorja
Keni tendencën për të jetuar çdo histori si në përralla. Jeni romantikë/e, ëndërrimtarë/e dhe vdisni të planifikoni fundjava arratisjeje me atë që doni. Por edhe pse jeni shumë pasionantë dhe shpirtra të lirë, mos u habisni nëse e gjeni veten në një moment duke kërcyer e vetme në pishinë. Peshoret e bëjnë këtë- braktisin njerëz dhe dashurojnë vetminë.
Akrepi
Akrepët janë shumë seksi, misteriozë dhe duan me çdo kusht të duken bukur për partnerët e tyre. Por kaq s’mjafton për të patur një lidhje afatgjatë. Duhet të përfshiheni më shumë emocionalisht, kjo do t’ju shpëtonte.
Shigjetari
Jeni shumë të guximshëm apo jo? Ju vdisni të bëni debate dhe urreni kur argumentet tuaja humbasin. Ju pëlqen shumë të bëni politikë edhe në një lidhje. Por ajo ç’ka do t’ju shpëtonte është kompromisi, kështu që hiqni dorë nga sherret, mendoni dhe njëherë dhe toleroni.
Bricjapi
Bricjapët shihen si njerëz shumë të matur, formal dhe që mendojnë shumë. Por të gjithë jemi mëkatarë dhe si të tillë s’keni pse ta humbisni një shans të tillë. Mos u tregoni snob nëse dikush shfaq interes për ju, nuk do t’ju ndihmonte.
Ujori
Ujorët janë krijues dhe inovatorë dhe kjo afër mendsh shoqërohet me standarte shumë të larta. Ju kujtohet fare mirë që nga gjimnazi që jeni ju ai/ajo që i keni dhënë fund çdo lidhjeje apo jo? Dhe për arsye nga më qesharaket gjithashtu? Lëreni fantazinë dhe përdorni logjikën. Ju e bëni mirë këtë.
Peshqit
Ne e dimë që jeni shumë të ndjeshëm, por të vërtetat duhen thënë. Jeni shumë të ëmbël dhe të kujdesshëm, por në fillim duhet t’ja thoni vetes këtë. Jini më të sigurt dhe besoni tek vetja juaj. Vetëm kaq ju duhet
creditet/anabelmagazine