Lajme

‘Pse e zgjat veten me photoshop?’ Alketa Vejsiu i kthehet komentueses: Herën tjetër…

By vizional

April 25, 2019

Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi Alketa ka publikuar një foto mjaft të veçantë nga bregdeti e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

 

Mirëpo një koment i cili i ka tërhequr vëmendjen moderatores ishte ai i bërë nga një ndjekës që vinte në pikëpyetje gjatësinë e moderatores, duke shkruar: “S’e kuptoj pse e zgjat veten me photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe…as e shkurtër nuk je, por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo!”

 

Alketa nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje: Do t’i shkurtoj herës tjetër. Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’ti bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka!