Pse disa fajësojnë Meghan Markle për vendimin e Dukes së Sussex për...

Pse disa fajësojnë Meghan Markle për vendimin e Dukes së Sussex për t’u larguar nga familja mbretërore britanike?

339
0

 

Ditën e djeshme Britania dhe familja mbretërore u zgjuan me një lajm të papritur nga “çifti Sussex”: Meghan Markle dhe princi Harry  dhanë lajmin që do të shkëputeshin ngadalë nga familja mbretërore.

Menjëherë lajmi u bë trend në  rrjetet sociale pas njoftimit befasues të Princit Harry dhe gruas së tij Meghan në lidhje me planet tyre.

ÇIfti shprehu qëllimin e tyre për të “punuar për të qenë të pavarur financiarisht” dhe të jetojnë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Po çfarë fshihet pas vendimit “të pashembullt në historinë moderne” të Harry dhe Meghan për t’u larguar nga familja mbretërore

Në një këndvështrim  të qartë për termin “Brexit”, pasi dihet procesi i largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, etiketa “Megxit” mund të duket si një punim argëtues dhe zgjuarsi.

 

Sidoqoftë, ajo reflekton gjithashtu një predispozitë, jo gjithmonë të qëllimshme, për ta mbajtur Meghan Markle përgjegjës për një vendim që protagonistët vetë theksuan se u mor si çift.Vizion.com.al/