Lajme

Pse dështoi martesa, çfarë i rrëfeu biografit të familjes princeshë Diana

By vizional

August 07, 2019

Princeshë Diana ishte tejet e bindur që dëshira e bashkëshortit të saj për një vajzë dhe lindja e princit Harry ishin arsyet përse martesa e saj dështoi. Këtë gjë e konfirmon Andree Morton, biografi i familjes mbretërore, autor i librit “Her True Story — In Her Own Words”.

Gjatë një interviste private me Morton, Princesha e Uellsit kishte pranuar se ardhja në jetë e djalit të dytë zhgënjeu Princin Charles.

Charles dhe unë ishim shumë, shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq të lidhur nuk kishim qenë asnjëherë! Më 15 shtator të vitit 1984, e kuptova që martesa ime mori një kthesë të çuditshme për të përfunduar shumë më shpejtë nga se mendoja”, ishte shprehur princeshë Diana.

Diana thotë se e dinte që foshnja e ardhshme ishte një djalë , por nuk i kishte thënë princit Charles, me shpresën se do të lindte një vajzë. Ajo pohoi për Andrew Morton se reagimi i parë i bashkëshortit të saj ishte:

“Oh Zot, është një djalë”, dhe me flokë të kuqe”.

Për fat të mirë, çifti ra dakord për emrin e tij duke iu dashur të zgjidhnin midis Arthur, Albert apo Harry