Pse aeroplanët kanë vrima të vogla në dritaret e tyre?

Pse aeroplanët kanë vrima të vogla në dritaret e tyre?

675
0

Janë rreth 102.465 fluturime komerciale çdo ditë, të cilat mbi një vit barazojnë rreth katër miliardë pasagjerë në vit, shkruan Mirror. Kjo është më shumë se gjysma e popullsisë së botës që nisen në një fluturim, shpesh për orë të tëra. Dhe më në fund e dimë funksionin vendimtar të atyre vrimave të vogla në dritaret e aeroplanit të cilat më parë mund të kishin shkaktuar panik. Dhe në qoftë se ju keni menduar ndonjëherë se pse vendet në aeroplan nuk janë gjithmonë të përafruara me dritaret, atëherë ka edhe një përgjigje për këtë. Asgjë nuk ka të bëjë me sigurinë. Duke pasur një vrimë kudo në një aeroplan duket një ide e tmerrshme. Ekspertët shpjegojnë rolin vendimtar që ata luajnë. Në fillim, kjo mund të duket si një shtesë e çuditshme, veçanërisht në diçka që mbanë shumë njerëz në një lartësi të madhe, por vrimat janë për një arsye shumë të rëndësishme: për të hequr presionin e ajrit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) duke folur për Tech Insider shpjegoi se vrima është përdorur për të rregulluar presionin e ajrit. Derisa aeroplani fiton lartësi, presioni i ajrit jashtë ulet në krahasim me presionin e rregulluar të ajrit brenda kabinës. Ndërkaq, në lidhje me ulëset, agjentët në thelb janë biznese të cilët dëshirojnë të bëjnë para – dhe ata bëjnë para duke bërë sa më shumë vende të jetë e mundur. Për këtë qëllim, sipas kanalit në YouTube – Today I Found Out, linjat ajrore kanë kontroll të plotë se sa rreshta të ulëseve janë brenda kabinës dhe se si ato janë pozicionuar. Është krejtësisht e rastit dhe nuk është bërë me ndonjë efekt estetik në mendje.