Prova me raketë e Iranit: reagojnë udhëheqësit perëndimorë

Prova me raketë e Iranit: reagojnë udhëheqësit perëndimorë

385
0

Udhëheqës perëndimorë kanë reaguar me shqetësim ndaj njoftimit të Iranit të shtunën se kishte provuar me sukses një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi. Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi të shtunën se “Irani sapo testoi një raketë balistike të aftë për të arritur Izraelin, dhe se Teherani gjithashtu po bashkëpunon me Korenë e Veriut. Kjo bie në kundërshtim me marrëveshjen!” Presidenti Trump i referohet marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 që hoqi sanksionet ekonomike të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit në këmbim të heqjes dorë nga disa aktivitete bërthamore.Franca, një tjetër nënshkruese e marrëveshjes, reagoi në një deklaratë të ministrisë së jashtme. “Franca kërkon që Irani të ndalë të gjitha aktivitetet destabilizuese në rajon dhe të respektojë të gjitha dispozitat e Rezolutës 2231, duke përfshirë thirrjen për të ndalur këtë lloj aktiviteti balistik.