Protestuesit hedhin tymuese para bashkisë. Veliaj mungon në mbledhje

Protestuesit hedhin tymuese para bashkisë. Veliaj mungon në mbledhje

349
0

Është shoqëruar me tension dhe përplasje protesta e banorëve të Unazës së Re përpara bashkisë së Tiranës. Sakaq ka nisur mbledhja e këshillit bashkiak, aty mungojnë jo vetëm këshilltarët e djathtë, por edhe vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Protestuesit shprehen të revoltuar jo vetëm për faktin se askush nuk i pret në bashki, por edhe për faktin se sipas tyre, z.Erion Veliaj i quajti “shpellarë”. Sakaq, protestës i janë bashkuar këshillatët bashkiak të LSI dhe të PD-së. Protestuesit hedhin flakadanë dhe shashka në dyert e bashkisë. Ata brohorasin: “Jemi një, jug-veri”, “Jemi të gjithë shqiptarë”, “Duam dëmshpërblim”, “Shtëpia mbrohet me gjak”.