Aktualitet

Protestat e pronarëve të lokaleve, reagon Rama: Lungomare s’ka muzikë, po ndotje akustike të tmerrshme. Nga data 20 korrik…

By vizional

July 19, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së pronarëve të lokaleve në Lungomare, Vlorë, të cilët kërkojnë shtyrjen e orës policore.

Rama shkruan se Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë dhe se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

 

Gjithsesi ai kujton se nga 20 korriku, pra nesër muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar, që do të thotë 1 orë më shumë nga ajo aktualja.

“Protestë në Lungomare për muzikën?

  1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë
  2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
  3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.