Lajme

Protesta të hënën/ PD mbledhje urgjente me Këshillin Kombëtar

By vizional

July 04, 2019

PD ka njoftuar sot mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar. Temë kryesore diskutimi do të jetë aksioni politik pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Lulzim Basha një ditë më parë takoi kryebashkiakët e djathtë ende në detyrë dhe që  tashmë janë të detyruar që t’ua dorëzojnë zyrat kandidatë ve fitues të zgjedhjeve të 30 qershorit.

kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe ai  i Mallaksatrës, Agron Kapllanaj, tha se nuk do ta dorëzojnë detyrën, pasi zgjedhjet janë të pavlefshme. Gjithashtu Basha njoftoi organizimin e protestës së 10 kombëtare pas takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Mënyra e aksionit politik pas zgjedhjeve do të diskutohet sot me Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i së cilës është ish-Presidenti Bujar Nishani.