Protesta te Bregu i Lumit, vajza 5-vjeçare përfundon në Komisariat

Një vajzë 5-vjeçare ka përfunduar në ambjentet e Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Është ish deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila ka publikuar foton e vjazës që ndodhet bashkë me familjarët e saj në komisariat, pasi i shoqëroi polciia gjatë protestës tek Bregu i Lumit.

“Skandali radhes.

 

Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi I zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, I nxorrën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe I futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që I nxin faqen Shqipërisë përditë!”, shkruan Tabaku. Dy ditë më parë disa banorët të Bregut të Lumit në Tiranë u përplasën fort me polcinë pasi kundërshtonin prishjen e banesave të tyre. Kujtojmë se janë rreth 38 banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi, mirëpo pas projektit për bulevardin ato u skualifikuan dhe kështu nuk përfitojnë shpronësim. Ndërkaq, bashkia ka ofruar për ta banesa sociale, por banorët nuk janë dakord.

 

Author: vizional