Protesta para kryeministrisë, PD: Nga rrethet janë nisur 60 mijë qytetarë

Protesta para kryeministrisë, PD: Nga rrethet janë nisur 60 mijë qytetarë

340
0

Degët e Partisë Demokratike në rrethe raportojnë për pjesëmarrje masive të protestuesve sot në orën 11 përpara kryeministrisë. Sipas informacioneve që kanë dërguar në qendër, nga rrethet janë nisur më shumë se 60 mijë protestues.

Sipas PD, janë nisur 9200 protestues nga Shkodra dhe 9500 protestues nga Durrësi. Qarqe të tjera me numrin më të madh të protestuesve që kanë nisur në Tiranë, janë Elbasani me 7800, Lezha me 7000, Fieri me 5600 dhe Vlora me 5000.

Ndërkohë, ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e degëve në rrethe, pretendojnë se Policia e Shtetit po ushtron presion ndaj protestuesve dhe po bllokon autobusët që udhëtojnë drejt Tiranës./Opinion.al

 

Qarku Shkodër – 9200

 

Qarku Lezhë – 7000

 

Qarku Kukës – 4100

 

Qarku Dibër – 3500

 

Qarku Durrës – 9500

 

Qarku Elbasan – 7800

 

Qarku Berat – 3400

 

Qarku Fier – 5600

 

Qarku Vlorë – 5000

 

Qarku Gjirokastër – 2000

 

Qarku Korçë – 4500