Protesta në Laknas/ Banorët kundër ndërtimit të një thertorje: Policia rri këtu...

Protesta në Laknas/ Banorët kundër ndërtimit të një thertorje: Policia rri këtu dhe qesh. Flet biznesmeni: Është agroturizëm

353
0

Protesta LaknasBanorët e zonës së Laknasit kanë protestuar ditë e sotme për të kundërshtuar ndërtimin e një thertoreje pranë banesave të tyre. Banorët janë përplasur me forcat e rendit, pasi kanë bllokuar rrugën ku kalojnë makinat e firmës ku do të ndërtohet objekti. Mes përplasjeve, njërës prej grave i ka rënë të fikët.  Teksa gruaja ende qëndron e shtrirë përtokë, vajza e saj tejet e revoltuar denoncoi sipas saj dhunën e ushtruar dhe presionin nga ana e policisë.

 

E reja, studente e Infermierisë deklaroi publikisht se ambulanca nuk i kishte dhënë ndihmën mjekësore nënës së saj, por vetë ajo kishte ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën.

 

“Nëna ime është e shtrirë….Nëse nënën e time e gjen gjë, duhet të përballen me mua. Nëna ime është me zëmër. Ja dhashë unë ndihmën e parë se jam për infermieri. Dhe ambulanca nuk i dha fare ndihmë, por iku. Policia rri këtu dhe qesh. Bënte presion dhe donte të vinte gardhin aty”, -tha vajza.

 

Ndërkohë, një tjetër protestuese tha se janë kundër ndërtimit të thertores, pasi do të ndotet ambienti. “E gjithë bota po i mbrojnë pyet. Kurse ai vjen e bën thertore derrash. Fëmijët tanë do të ndjejnë çdo ditë erën e keqe…Duhet të japë llogari Xhelal Mziut”, pohoi ajo.

 

Ndërkohë që në një prononcim për mediat, vëllai i pronarit, Argent Daci tha se kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme dhe në këtë zonë kanë fituar si projekt për të ndërtuar një ndërtesë që do të shërbej për agroturizëm.

 

Ai tha se nuk do prekë pemët në këtë zonë, por me investimin që do të kryer do e disa fishojë mbjelljen e pemëve.

 

Gjatë një prononcimi për mediat, zhvilluesi i projektit tha se gjithçka është në përputhje me ligjin dhe se nuk do të ketë ndërtim thertoreje siç pretendojnë banorët, por do të jetë një restorant që do shërbejë për turizëm.

 

“Banorët kane informacion të gabuar. Ky është agroturizëm, do mbillen pemë trefish. Kjo është ronë e bashkisë Kamëz, e kam marr sipas ligjit, kam aplikuar në Bashki, jam konform rregullave. Nuk jemi zaptues pronash. Kemi bërë projekte e s’ka pas pretendime, sot çohen dy – tre vetë e ngrejnë banorët. Kemi fol me dy tre persona të lagjes dhe s’kane pas pretendime, ketu s’po ndërtohet biznes. Ne jemi në të drejtën tonë.

 

Jemi pajisur me gjithë dokumentacionin, i kemi vënë në dijeni që do nisim punimet. Lejen e kemi nga ish-kryetari Mziu, por edhe me kryetarin kemi folur dhe kemi marr konsensus. Do të ndërtohet një fermë, restorant dhe një ambjent që do i shërbejë restorantit.” u shpreh Daci për mediat.

 

Banorët e Laknasit janë hedhur sot në protestë, ndërsa kundërshtojnë ndërtimin e një thertore në këtë zonë. Situata është tensionuar shumë, madje nuk kanë munguar as përplasjet mes banorëve dhe policisë bashkiake”, th ai.