Aktualitet

Protesta e opozitës, “mobilizohet” FNSH-ja dhe Garda e Republikës

By vizional

July 08, 2019

Opozita do të zhvillojë sot protestën e 10 kombëtare, që pritet të fillojë në orën 20:00. Në këtë protestë që pritet të jetë e lartë pjesëmarrja, është shtuar edhe numri i punonjësve të policisë.

Pritet të angazhohen 1300-1500 punonjës policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.

Po ashtu, janë shtuar masat e sigurisë pranë institucioneve, si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme, ku do të zhvillohet protesta.

Opozita ka kërkuar lejë deri në mesnatë, por Policia ka dhënë vetëm dy orë.