Proteina është tepër e nevojshme për organizmin e njeriut por burimi i saj është po aq i rëndësishëm për mirëqenien. Proteina është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cdo proces qelizor. Ajo luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, imunitet, energji, funksionet e rruazave të kuqe të gjakut e shumë të tjera.
Proteina vjen nga burime shtazore si mishi i kuq apo burime bimore, shembuj të të cilave i gjeni duke lexuar më poshtë.
Proteinat Bimore, Çelësi i Jetëgjatësis
Një studim thonë se njerëzit që konsumojnë proteinë me bazë bimore janë 13% deri në 24% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme pavarësisht shkakut. Sipas studimeve, në rastin e meshkujve, konsumi ditor i 10 gramë proteinë për çdo 1000 kalori, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 12 përqind. Udhërrëfyesit e konsumit të proteinës tregojnë se të rriturit kanë nevojë për 1.2 gramë protein për çdo kilogram të peshës trupore në ditë. Ekspertët shpjegojnë se ndër burimet më të pasura të proteinës bimore janë thjerrëzat, fasulet e zeza dhe qiqrrat. Një racion thjerrëza ofron 18 gramë proteinë ndërsa një racion me fasule të zeza dhe qiqrra ofron 15 gramë proteinë.
Burime Të Tjera Bimore Të Proteinës
Ekspertët thonë se njeriu mund të ketë vakte të pasura me proteinë, sepse ushqimet që përmbajnë atë janë të larmishme. Për shembull, fasulet dhe legumet në përgjithësi janë ndjeshëm të pasura me proteinë.
Bajamet
Bajamet janë plot shije por edhe të pasur me ushqyes. Një sasi prej 30 gramë bajame ofron 6 gramë proteinë, 3.5 gramë fibër dhe 14 gramë yndyrna të shëndetshme. Këto ushqyes do ju mbajnë të ngopur dhe do të ruajnë peshën tuaj trupore.
Kosi i Shtëpisë
Njerëzit që duan t’i përmbahen aktivitetit të tyre fizik pavarësisht moshës, duhet të përqendrojnë energjitë e tyre tek ruajtja e shëndetit të kockave. Një filxhan kos ofron 22 gramë proteinë dhe 20 përqind të dozës së rekomanduar ditore për kalçium. Ky mineral është i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës.
Vezët e Ziera
Një vezë e zier shumë ofron 6 gramë proteinë. Veza ofron edhe kolinë, një ushqyes i rëndësishëm për shëndetin e zemrës./AgroWeb