Kronike

Prostitucion dhe drogë në lokalet e Fierit: 23-vjeçarja nga Vlora përdorej si karrem

By vizional

April 02, 2019

“Fiks Fare” ka denoncuar disa raste prostitucioni sot në disa prej lokaleve në qendër të Fierit.

Përveç prostitucionit në këto lokale mund të gjendet fare lehtë edhe drogë. Fillimisht gazetarët e infiltruar vajtën në lagjen e ” Zogut të Zi”, ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve gjetën edhe lokalin, ku një vajzë 23-vjeçare nga një fshat i Vlorës, vinte dhe prostituonte çdo ditë.

Vajza përdorej si “karrem” kryesisht për njerëz të moshës së tretë, që vinin në këtë lokal, ndërsa pronarja thjesht merrte përqindjen e saj në fund dhe linte orarin e takimit.

Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, 23-vjeçarja nga Vlora u kërkoi gazetarëve 5 000 lekë për të bërë seks në një hotel jo shumë larg lokalit ku ajo qëndronte. Pas insistimit të gazetarëve për uljen e çmimit, vajza shprehet ” me 1500 lekë është një tjetër më poshtë që punon, për kaq nuk ja vlente”.

Pas shumë insistimesh ajo pranon të ulë pazarin në 3000 lekë duke lënë takim ditën e nesërme në ora 18:00 për të kryer marrëdhënie seksuale. Ajo gjithashtu parapërgatit klientin se 3000 lekë i do ajo dhe 1000 lekë hoteli. “Totali të shkon 4000 lekë”, shprehet ajo.

Por gjatë bisedës me gazetarët vajza është shprehur se ishte përdoruese e drogës dhe se mund ta siguronte shumë lehtë atë. Ajo mund të gjente kokainë të pastër, pasi sipas saj e tregtonte një kushëriri i saj, i cili momentalisht ndodhej në Greqi. Madje ajo u tregon gazetarëve se sa kushton edhe një gram kokainë “një gram kokainë e pastër kushton 8000 lekë, e droga vjen nga Kolumbia” shprehet ajo.

 

/Top Channel