Pronarët e bizneseve kërkojnë heqjen e orës policore: Na kanë dhënë kapar...

Pronarët e bizneseve kërkojnë heqjen e orës policore: Na kanë dhënë kapar për dasmat, e sjell nusja me dhëndrin virusin?

378
0

Pronarët e disa bizneseve kanë dalë në protestë ditën e sotme duke kërkuar heqjen e kufizimeve anti-Covid. Ata thonë se ora policore që qëndron ende në fuqi, duke ndaluar muzikën pas orës 22:00 dhe mbyll lokalet në orën 00:00 po i dëmton ato. Disa prej përfaqësuesve të bizneseve thonë se ka prenotime për dasma dhe aktivitete të tjera, si dhe turistë nga vende jashtë që prenotojnë nëpër lokale dhe duan të argëtohen gjatë netëve.

Shqetësimet e tyre:

Jemi të detyruar taksapagues, vjen policia atje me ndalon. Duak një zgjidhje konkrete, janë shpërndarë ftesat për dasma, si do veprojmë ne tani, janë zënë hotelet nga persona nga Greqia nga Italia, si do ia bëjmë? Do kemi probleme me dasmorët që kanë prenotuar për dasmat, duam zgjidhje. Po u bë për një të bëhet për të gjithë. Na vijnë njerëzit tek lokali, çfarë do bëjmë? Kemi marrë kaparet. Si do ia bëjmë?

 

Kontrolle keni vetëm në darkë apo kur dasmat janë në orarin e drekës?

 

Policia po bën punën e vet, komandohet nga dikush tjetër. Nuk lejon grumbullim policia, po bëhet sikurse Covidin e jep nusja dhe dhëndri dhe muzika e shpërndan. Në gjithë Shqipërinë i keni restorantet plot me njerëz.

 

Kemi pasur raste qe edhe policia vjen me një lloj sinjali që klienti trembet, ne nuk po vrasim njeri. Vaksinat i kanë bërë njerëzit, duam që të funksionojë si në Maqedoni, Kosovë. 3 milionë lekë të vjetra është taksa e bashkisë, ka hequr tani 80 mijë lekë. pse vjen me merr taksat kur ne nuk po punojmë. Është turp është skandal.