Prokuroria thërret 6-ish deputetët, Alibeaj publikon videon: Policët…

Prokuroria thërret 6-ish deputetët, Alibeaj publikon videon: Policët…

426
0

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përfshinë në përplasje fizike me policët brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit janë vendosur nën hetim për veprime kundër efektivëve të policisë. Prokuroria ka thirrur për t’i pyetur rreth kësaj ngjarje, si dhe për t’u komunikuar akuzat gjashtë deputetëve. Kështu mësohet se Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj janë njoftuar që të paraqiten të enjten prej orës 09:30 para prokurorit. Ndërkohë në një konferencë për mediat 6 ish deputetët kanë sqaruar incidentin, sipas versionit të tyre. Sipas ish-deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se policia i kishte penguar në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të marre informacion. “Interesi ynë ishte për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë te kundraligjshme”, tha Alibeaj, që sipas tij duke publikuar dhe një video, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, nëndrejtori i Përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. “Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionareve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marre telefonin më te cilin po filmonte. Nendrejtori i policisë vendos dorën në brez për të nxjerrë armën”, tha Alibeaj më tej.