Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për Arben Ndokën, shkon në Gjykatë dosja për ish-deputetin e PS

By vizionc

November 25, 2019

 

Prokuroria mbyll hetimet për ish-deputetin e PS-së për qarkun e Lezhës Arben Ndoka.

Mësohet se Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë.

Ndoka u arrestua gjatë operacionit ‘’Vol-vo’’ me 33 shtetas të tjerë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe përvetësimit të paligjshëm të pronave në Lezhë dhe Kurbin.

Ndoka dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko janë dy të arrestuarit më të rëndësishëm të këtij megaoperacioni. Të dy ish-deputetët socialistë dolën në përgjimet e dosjes së famshme 339.