Prokurori i basteve nuk e kalon Vetingun

Prokurori i basteve nuk e kalon Vetingun

345
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi. Ai nuk e kaloi filtrin e Vettingut për shkak të mos justifikimit të pasurisë. Kaloçi kishte deklaruar se kishte fituar 5.2 milionë lekë në baste sportive. Kaloçi ishte kandidat edhe për Këshillin e Larte te Prokurorisë. Mëngjesin e sotëm është rikonfirmuar në detyrë Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati. Ajo kaloi në Vetting me përparësi për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo nuk kishte probleme me pasurinë, figurën dhe ushtrimin e detyrës.