Projekti ‘Lungomare 2’, pronarët në Radhimë përplasen me IKMT-në dhe policinë

Projekti ‘Lungomare 2’, pronarët në Radhimë përplasen me IKMT-në dhe policinë

507
0

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon fazën e prishjes së ndërtimeve pa leje në qytetin e Vlorës, saktësisht në zonën e Radhimës.

Operacioni ka nisur ditën e sotme, megjithatë një numër i madh i pronarëve të këtyre ndërtesave dhe banorë të Radhimës po përplasen ashpër me njëri-tjetrin. Ata pretendojnë se shembja e banesave të tyre po bëhet në mënyrë të paligjshme. IKMT-ja po e ndërmerr këtë fushatë në kuadër të projektit ‘’Lungomare 2’’, e cila do të zgjasë shëtitoren e Lungomares në Vlorë përgjatë bregdetit.