Projekt në shkolla për informimin mbi dhunën me bazë gjinore

Projekt në shkolla për informimin mbi dhunën me bazë gjinore

422
0

Organizata “Rjeti i Grave Barazi Në Vendimmarrje” – Women’s Network Equality in Decision Making (EDM)“ angazhohet prej kohësh me të drejtat e grave në Shqipëri. Në njoftimin në faqen zyrtare të rrjetit social FB, ambasada gjermane bën të ditur se përmes projektit “Strengthening Youth, Preventing Violence“, organizata starton në 14 shkolla në Shqipëri një fushatë informuese në mbarë vendin mbi dhunën me bazë gjinore. Një projekt pilot është realizuar me sukses që në vitin 2017 me ndihmën e organizatës gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben“ (nxënësin ndihmojnë jetën).

Ambasada shpreh kënaqësinë të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm. Ambasadori Peter Zingraf dhe drejtoresha e EDM-së, Edlira Cepani, nënshkruan këtë javë në Tiranë bashkëpunimin mes tyre.