Programi ekonomik i PD-se, ia vlen te perkrahet!

Programi ekonomik i PD-se, ia vlen te perkrahet!

356
0

Nga Nikollaq Neranxi*

 

Partia Demokratike prezantoi dy dite me pare programin e saj ekonomik. Personalisht e perkrah, sepse aty gjej shume prej problemeve per te cilat une kam folur gjithe keto vite. Programi merr persiper zgjidhjen e ngercit ekonomik per biznesin e individin dhe eshte plotesisht i realizueshem.

 

Sot kemi Partine ne pushtet qe shkaterroi ekonomine shqiptare duke super pasuruar vetem 10 vete dhe nuk ka vullnet per te dhene zgjidhje per te tjeret si dhe Partine Demokratike e cila ka nje program qe i sherben rritjes ekonomike te biznesit dhe individit. Prandaj une e perkrah kete program dhe do te votoj Partine Demokratike ne keto zgjedhje. Me poshte keni disa pika te programit ekonomik te PD:

 

Shfuqizimi i shumicës së taksave vendore e kombëtare dhe konsolidimin e një liste të shkurtër të aplikueshme sipas praktikës më të mire botërore. Ku është e mundur, do të synohet bashkimi i dy a me shumë tatimeve e taksave në një të vetme për të ulur kostot e përmbushjes vullnetare nga tatimpaguesit. Pushteti Vendor nuk do të ketë të drejtën e prezantimit të taksave të përkohshme a për një qëllim të caktuar.

Pushteti qendror do të vjelë tatimet taksat e mëposhtme:

 

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; Tatimi mbi të ardhurat do të përfshijë taksimin e të ardhurave të individit dhe të organizatave biznesore me një shkallë tatimore prej 9%; Kontributi i sigurimit pensional do të jetë në masën 9% të të ardhurave nga paga për punëmarrësin dhe 9% për punëdhëneësin.

Heqje e takses Rama per 24 leke te reja per liter te karburantit, ulja e cmimit te energjise elektrike.

Gangrena e stërgjatur e rimbursimeve të TVSH do të marrë fund duke prezantuar rimbursimin automatik në momentin e kërkesës dhe shpërnguljen e verifikimeve nga para në pas kryerjes së rimbursimit.

Rritje e pensioneve me te pakten dyfishin e normes se inflacionit dhe jo me pak se 5% ne vit.