Aktualitet

PROFILI / 150 mijë € G-Class Lux, kush është Eldin Dergjini dhe ‘lidhja’ me Fatmira Hajdarin, Benz-i i blinduar me targa ruse që po ‘çmend’ hetuesit

By vizional

September 12, 2019

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë zonë, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun.34-vjeçari njihet për jetën e tij të luksit, por edhe përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është ndaluar në vitin 2014 pasi ka fyer dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Është vetëm 34 vjeç dhe ka në përdorim një makinë që kushton jo më pak se 150 mijë euro. Është Eldin Dergjini, i riu nga Shkodra që është në qendër të lajmeve për aksidentin e dyshimtë që i ndodhi mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi tek “Shqiponja”.

 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se Dergjinit është tentuar t’i bëhet një atentat. kjo forcohet pas dëshmisë së të riut, i cili ka thënë se është goditur nga mbrapa nga një makinë tjetër, duke bërë që të humbasë kontrollin mbi mjetin me targa ruse, H001CH199.

 

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se brenda mjetit nuk janë gjetur sende të paligjshme, por të njëjtën gjë s’mund t’a themi për Dergjinit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë zonë, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun.

 

34-vjeçari njihet për jetën e tij të luksit, por edhe përfshirjen në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është ndaluar në vitin 2014 pasi ka fyer dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

 

Muajin e shkuar, shtojnë burimet, ai është arrestuar në Himarë pasi ishte kapur me një armë zjarri pa leje. Por edhe në këtë rast ai ka arritur të çajë rrjetën e drejtësisë shqiptare, duke u lënë në lirë.  Ai rezulton i dënuar në Trieste të Italisë për trafik droge.

 

 

Si u lirua nga Fatmira Hajdari në vitin 2014

 

Dosja.al sjell vendimin e gjykatës në vitin 2014, kur trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur t’a lirojë atë nga burgu, pavarësisht se ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke mos pranuar të plotësojë formularin e gjobës. I riu rrezikonte 1 vit burg për këtë vepër penale, por gjykata e ka liruar duke i dhënë vetëm masën “detyrim paraqitjeje”.

 

Vendimi per lirimin e Eldin Dergjinit

Mbrëmjen e djeshme, një makinë tip Mercedes Benz G Class, e blinduar dhe me targa ruse është aksidentuar tek “Shqiponja” në kryeqytet. Që prej mbrëmjes së djeshme pati mister lidhur me pronarin e mjetit, luksoz që kushton jo më pak se 150 mijë euro. Makina e blinduar me targa rezulton, rezulton se i ka të dubluara targat, pasi edhe në Rusi ka një makinë me këto targa.