Profil/ Doktoresha me origjinë nga Peja e Çamëria, një grua jo vetëm...

Profil/ Doktoresha me origjinë nga Peja e Çamëria, një grua jo vetëm e bukur, por plot virtyte…..

1762
0

Lumturi Hasa, lindur 4/01/1977 Elbasan

Fakulteti Mjekësor Tiranë

E specializuar në Shkup ne fushën e Optimetrisë

E martuar dhe nga kjo martesë gëzoj 3 djem

Prinderit e mi: Nënën nga Peja e Kosovës

Babain nga Vratila e Çamërisë

Më pëlqen prejardhja ime, më kënaq shpirtin, asnjëher se kam mohuar e kam pasur krenari të gjithë cuditen kur e dëgjojnë. Jam rritur me historitë e tyre sa e sa të bukura dhe po aq të dhimbshme. Ditën e nis një kafe me bashkëshortin dhe më pas të dy përfundojmë në klinikë në  vendin ku kam zgjedhur t’i shërbej njerëzve. Më pëlqen profesioni im, punoj me dëshirë dhe kur shoh që çdokush ndjehet mirë me atë ç’ka i ofroj në lidhje me shikimin është gjëja më intersante, nuk lodhem asnjëherë më pëlqen të buzëqesh çdo sekond e adhuroj. Jam shumë e qetë, por jam dhe shumë ambicioze, këtë e kam të trashëguar nga babai  dhe nga nëna që fëmijë më thoshin gjithmonë fjalë pak dhe punë shumë.

Ah harrova Politika anjherë s’më ka pëlqyer, por është një shprehje e vjetër “kurrë mos thuaj kurre”. Arsyeja është babai, gjysma ime e paplotësuar. “Çështja Çame”, se di mbase një ditë pra kjo është arsyeja që unë i hyra politikës, që trokita në atë derë ose më saktë do vazhdoj derisa ta arrij që kjo kauzë të çohet në vend, të zgjidhet por pranvera nuk vjen me një lule të gjithë shqiptaret të gjithë miqtë.  

Ah miqësia, miqesia ime është si perlë, miqësia mund të ndërtohet në shumë forma. Por unë kam zgjedhur miqësinë që ka për qëllim t’i bëj njerëzit të ndjehen mirë.

Pergatiti: Fatbardha Alimeta