Profesor Kabo: Meta ka vendosur të ikë, të vetëflijohet… por nuk është...

Profesor Kabo: Meta ka vendosur të ikë, të vetëflijohet… por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende (E PLOTË)

580
0

Kritik dhe i drejtpërdrejtë profesor Përparim Kabo në këtë koment të tij, që vjen një ditë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta për gatishmërinë e lënies së mandati me qëllim zgjidhjen e krizës.

 

Madje, Meta tha nga Pogradeci se ishte gati të sakrifikonte nga mandati i tij si president deri tek jeta e tij si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

 

“Si e lexoj unë deklaratën e Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta… Ka vendosur të iki…e sheh veten pa dhe jashtë misonit. Ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende…Është thjeshtë një person me një retorik të varfër ambingue dhe me një mal me mëkate mbi shpinë dhe në ndërgjegjen e tij….Në fakt në gjykimin tim ka mbaruar gjithçka për të …Si të iki si të qëndrojë në detyrë…asgjë nuk ndryshon….Shqipëria u lodh por edhe mësoi gjithçka për këta me demek politikanët shqiptarë të tranzicionit…Arithmetika është e thjeshtë…Politikanët u pasuruan populli u varfërua….Të tjerat si krahasime apo insinutata nuk kanë as peshë e as vlerë…Edhe diçka …Zoti Meta mos i bej karshillëk USA me krahasime banale…se shkurton ditët e tua… Ka disa momente që heshtja vlen më shumë…! Nëse do një këshillë, pyet dhe sondo a je presidenti i shqiptarëve?! Mer një përgjigje dhe pastaj mund të hysh apo të kuptosh se je jashtë historisë! Kë bërë mirë apo ke bërë keq në këta 29 e ca vite…Fundi nuk është tenativa për heroizëm, fundi është llogaria e jetës çfarë bëra për vendin tim…”, shkruan Kabo.