Produktet që përmbajnë kanabis mund të shërbejnë si antibiotik natyral!

Produktet që përmbajnë kanabis mund të shërbejnë si antibiotik natyral!

421
0

Çështja e krijimit të antibiotikëve sa më natyralë është një temë e rëndësishme për shkencëtaret. Një kandidat shumë premtues për krijimin e antibiotikëve është edhe marijuana!

Një studim i ri ka treguar se CBD- një produkt që ka përmbajtje të marijuanës, është shumë efektive në mbytjen e baktereve. Ky studim ka rezultuar i suksesshëm në trajtimin e disa baktereve të ashtuquajtura bakteret Gram pozitive me anë të CBD-së. Edhe pse studimet janë ende preliminare, gjithsesi ato përbëjnë një hap të mirë në fushën e krijimit të antibiotikëve.

Ky produkt që ka përmbajtje të marijuanës ka marrë vëmendjen e shkencëtarëve për të krijuar produkte  terapeutike sa më natyrale. Eksperimenti është bërë në kushte in vitro në laborator, kështu që ende nuk dihet se këto produkte me kanabis, do të japin efekt të tillë edhe në njerëz.

Ky studim është prezantuar në datën 23 qershor në takimin manual të “American Society of Microbiology”.