Lajme

Prodhimet e sponsorizuara nga palaçot nuk përbaltin Malësinë e Madhe/ Nga Vendim Demaj

By vizional

January 31, 2020

Këto ditë propoganda e regjimit është hedhur në fushatë për pisllekun e prodhuar të klloun #MamaQis, që po shërben për egzaltimin e ca parukiereve dhe biznesmeneve të moshës së tretë (që tani kanë filluar dhe të flasin për #termin edukatë)

dhe për marrjen e disa klikimeve shumica të sponsorizuar,

🔹️Ky prodhim #flliqhane, ka si qëllim përuljen, denigrimin, baltosjen e një prej krahinave më fisnike të kombit shqiptar. Vetë titulli i palaçollëkut, duhet lexuar në brendësi, ashtu siç është mendja dhe qëllimi poshtërues i këtyre #kurvëleshëve Edvinian ( këtë e kanë thënë kritikë dhe kineastë më përvojë të vendit) “I hate Tropoja”

Prandaj ky #MamaQia si një #letyrë klasike,lëpirës sezonal, tani dhe një bukëshkalë,

paska parë një ëndërr në moshën minorene dhe që atëherë është betuar se do të investohet për të ngritur në piedestal Tropojën, njerëzit e saj dhe virtytet që i karakterizojnë,

duke prodhuar i urdhëruar një film paftyrësie i cili do jetë më i mirë i kinematografisë shqiptare” dhe do të bëjë xhiron e botës për të reklamuar Tropojë, për të sjellë turistë nga gjithë globi.

🔹️Por, nuk e di ky klloun kinez

që askush s’duhet të lodhet për këtë, sepse Malësia e Gjakovës, prej nga vij unë,

nuk ka pasur e nuk ka nevojë për “reklama” aq më pak nga palaço,

që vetëm shqiptarë nuk mund të jenë, kur përpiqen të ulin kaq poshtë një krahinë fisnike.

🔹️Besoj se nuk është më nevoja të rendis figurat e larta patriotike dhe intelektuale që ka nxjerrë ai truall, duke dhënë kontribute në të gjitha fushat e jetës, që nga lufta e deri te dija, që nga sporti, arti e kultura e deri te viganët dëshmorë për atdhe e shumë e shumë fusha të tjera,

sepse pasqyrimin dhe risjelljen e tyre në vëmendje të opinionit publik e kanë bërë shumë personazhe këto ditë që vloi histeria e premierës së palaçollëkut të binjakëve dordolecë.

Kushdo që e ka parë filmin apo sekuenca të tij e kupton fare mirë e qartë se ku është realiteti e ku është “teatri” i turpshëm i këtyre #palaçove,ku mbaron jeta e ku fillon tallja. 🔹️Megjithatë, një tokë që nuk e ka vënë poshtë shkau e asnjë pushtues që ka guxuar ta mendojë këtë, nuk mund ta bëjë as #Edvin_mafia dhe #Ermal_MamaQia me mënyrat e tyre të sofistikuara.

Një tokë dardane, me gjak të pastër iliro-arbëror nuk e mban dot një plagë të tillë, nuk e honeps dot një të mallkuar nga Perëndia. As gjaku i heronjve dhe i dëshmorëve të kësaj treve, po i asnjë shqiptari nuk e kapërdin atë që evokon ky MamaQia me fjalët apo me nëntekstet e tij.

Këtij #langaraqi pa palcë e shtyllë burrërore, duhet t’ia mësojë dikush traditën e këtyre anëve se çfarë e peshqeshi e pret atë apo ata që mendojnë të marrin nëpër këmbë nderin e malësorit.

🔹️Publiku e di shumë mirë se ç’është realiteti dhe e vërteta.. ndaj nuk po zgjatem më shumë, se po rëndohen e lodhen edhe shkronjat e këtij reagimi.

 

🔸️🔸️Dikush mund të thotë: I lë Zotin, por unë i them: JO

jam unë, është çdo tropojan, çdo shqiptar zot i nderit të vet

dhe nuk ka #kurvëlesh_MamaQis dheasnjë dordolec tjetër ta përdhosë⚠️