Problemi me hotelet e ndjek kudo! Nuk do ta besoni çfarë i...

Problemi me hotelet e ndjek kudo! Nuk do ta besoni çfarë i tha Bleona Qereti producentit në Amerikë

416
0

 

 

Bleona QeretiNë këto raste, producentët rezervojnë hotelet më të mira për aktorët, por këngëtarja shqiptare vazhdon të ketë probleme me këtë gjë edhe në Amerikë. Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti do të provojë talentin e saj në aktrim. Ajo ka bërë xhirimet për filmin “Paper Empire”, ku janë protagonistë shumë yje amerikanë si Sharon Stone. Në këto raste, producentët rezervojnë hotelet më të mira për aktorët, por këngëtarja shqiptare vazhdon të ketë probleme me këtë gjë edhe në Amerikë. Në intervistën e saj për “Why Not” në Ora News, Bleona tregoi se si reagoi mamaja e saj kur i tha producentit se do të shkonte në një hotel tjetër pasi dhoma kishte ngjyrë të errët.

 

Bleona Qereti: Në Amerikë nuk kam këto se gjërat bëhen me kontratë, por me hotelet vazhdoj të kem probleme sepse kam problem me dhomat e hotelit ngjyrë kafe. E zeza dhe e kuqja më pëlqejnë. Ngjyra kafe, sa herë e shoh më jep ndjesi jo të mirë.

 

Tani që vajta në Miami për të bërë filmin “Paper Empire” që është një serial televiziv, kishin marrë një hotel shumë të mirë me 5 yje, por dhomat ishin ngjyrë kafe. Flasim për një film me yje amerikanë dhe me mua produksioni u soll shumë mirë. Thanë, morëm vesh që ke një qen që e do shumë dhe i shkruajtën një rol Johnny-t. Unë mora mamin e babin që të kujdeseshin për Johnny-n. Në momentin që hy në hotel, i them, më fal dhoma është kafe. I them producentit, do iki në një hotel tjetër, ti më dërgo makinat atje nesër kur të jemi për xhirim. Dhe mami, “Moj, nuk është nga Burreli ky, je në terezi ti?