“Probleme me temperaturën, frymëmarrjen. Shkova dhe në spital, por…”, Rudina Hajdari flet...

“Probleme me temperaturën, frymëmarrjen. Shkova dhe në spital, por…”, Rudina Hajdari flet për përballjen me Covid-19

360
0

Më datën 1 Nëntor Rudina Hajdari ka njoftuar në rrjete sociale se është infektuar me Covid-19. Pak ditë më pas po në një postim në rrjete sociale ajo tregoi që ditët e para kanë qenë pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje trupit. Ajo tregon se është kuruar me vitaminë C dhe D si dhe pilula për qetësimin e dhimbjeve sipas këshillave të mjekut.

Hajdari në një lidhje Skype me emisionin Rudina ka treguar më shumë në lidhje me infektimin e saj.

 

Rudina Magjistari: A e bëni dot lidhjen se ku mund të jeni infektuar, ku ka qenë një moment që ndoshta e keni lëshuar pak vigjilencën ndaj virusit?

 

Rudina Hajdari: Sinqerisht nuk e di dhe jam munduar këto kohë se ku mund të ketë ndodhur, por unë takohem nga mëngjesi në darkë me njerëz të ndryshëm, por mendoj se arsyeja që më kapi aq shpejt dhe në atë formë ishte se isha shumë e dobët dhe më kishte rënë imuniteti i trupit duke qenë se kisha udhëtuar dhe në Amerikë. Nuk mendoj se më ndodhi gjatë udhëtimit se dhe gjatë udhëtimit jam treguar shumë e kujdesshme. Në momentin që e mora, të gjithë personat që kisha kontakte i kam lajmëruar me telefon.

 

Rudina Magjistari: Po vajza ku ndodhet?

 

Rudina Hajdari: Vajza ndodhet në Amerikë dhe po e përballoj vetë si përjetim dhe nuk kam kontakte me asnjë njeri tjetër. Ditët e para e kam patur të vështirë me thënë të drejtën, pata probleme me temperaturën, frymëmarrjen. Më ndodhi që shkova dhe në spital, por që e mora veten shumë shpejt dhe me ndihmën e mjekëve arrita që të rikuperohem shpejt./tvklan