Priti nipërit nga Greqia, më pas e moshuara vetëflijohet: Arsyeja tejet prekëse

Priti nipërit nga Greqia, më pas e moshuara vetëflijohet: Arsyeja tejet prekëse

391
0

Një grua në moshë ishte në depresion që prej ndarjes nga jeta të së bijës. Ditën e djeshme ajo i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Policia ka dhënë identitetin e viktimës, Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin.Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se 68 vjeçarja është derguar bë repartin e urgjencës së Sarandës në orën 20.50 të së mërkurës, në gjendje të rëndë. Ajo u transportua drejt Tiranës, por ka nderruar jete në rrugë e sipër, poshtë fshatit Lazarat. Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera ka tentuar 68 vjeçarja t’i jepte fund jetës. Gjendja e sa eshte renduar shume pas vdekjes të së bijës tre vite më parë. E moshuara i dha fund jetës, pasi kishte takuar nipërit që kishin ardhur nga Greqia.