Prishja e banesave në Shkozë, Basha sulmon Ramën: U premtove shpronësim, tani...

Prishja e banesave në Shkozë, Basha sulmon Ramën: U premtove shpronësim, tani i godet si pushtues

359
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së sot në Shkozë, për shembjen e 153 banesave. Basha e ka cilësuar krim dhe barbari atë që po ndodh në Shkozë, ndërsa shkruan se 153 familje nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre dhe në mes të katër rrugëve. Kreu i opozitës i ka bërë thirrje që të ndalet aksioni për shembjen e tyre.

Postimi i plotë

Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues! Duke denuar me ashpersi kete krim cnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!