Prindërit i kishin vdekur, burg 17-vjeçarit që vrau gjyshin

Prindërit i kishin vdekur, burg 17-vjeçarit që vrau gjyshin

325
0

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin e tij. Togat e zeza dhanë gjithashtu masën arrest me burg edhe për 28-vjeçarin që dyshohet se i ka shitur armën, që i mituri përdori për të kryer krimin.

Vangjel Kapllani, moshatarët e të cilit e thërrasin Anxhelo, përfundoi në prangat e policisë katër orë pasi kreu krimin. Atë kohë kur edhe gjyshi i tij me të njëjtin emër, Vangjel Kapllani, ndërroi jetë në spital e Vlorës.

Ai lajmëroi vetë ambulancën dhe policinë dhe deklaroi se gjyshi ishte sulmuar. Ai tha se gjeti derën e shtëpisë hapur si dhe grabitësit i kishin marrë të moshuarit një milion lekë.

Hetuesit dyshuan që në fillim që ai ishte vrasësi i të moshuarit. Me gjakftohtësi, ai dha çdo detaj të veprës se tij kriminale, vetëm sa nuk deklaroi që ishte ai autori. 16-vjeçari jetonte me gjyshin pasi prindërit i kishin vdekur në vitin 2004 në një aksident në Greqi. Rreth tre muaj më parë, ai kishte humbur dhe gjyshen.