Princesha Diana dhe pesë leksionet e saj për dukje të mrekullueshme në...

Princesha Diana dhe pesë leksionet e saj për dukje të mrekullueshme në çdo situatë!

389
0

Princesha Diana do të mbahet në mend si femra me zemër të madhe, por edhe si personi me shije të rafinuar mode. Po ju sjellim pesë leksione mode të princeshës së famshme me të cilat gjithmonë do të dukeni e përkryer, transmeton Telegrafi.

Zgjidh modele asimetrike

Princesha i ka preferuar fustanet me një sup. Këto modele zbulojnë paksa lëkurën, mirëpo megjithatë nuk i kalojnë kufijtë e shijes së mirë. Modelet asimetrike sjellin gjallëri vizuale aq më parë te fustanet të cilat janë të qepura nga stofrat njëngjyrëshe.

Nuk mund të gabosh kur vesh fustan të shkurtër ngjyrë të zezë

Kur nëpërmjet një videoje, më 1994, princi Charles pranoi publikisht që e kishte tradhtuar, princesha Diana po atë ditë kishte shkuar në argëtim veror të Galerisë Serpentine e veshur me fustan të shkurtër ngjyrë të zezë, në të cilin ishte dukur sikur kishte veshur fustan njëmiliondollarësh. Në histori është shënuar si fustani hakmarrës me të cilin ka treguar që nuk është ajo viktima. Përkundrazi, ishte dukur plot vetëbesim, sensacionale dhe seksipile.

 

 

  1. Përqafo feminitetin tënd

 

Diana ka përqafuar titullin e vet të princeshës edhe në kuptimin e modës. Pas martesës ka veshur modele përplot kollare të vogla, volane dhe aksesorë të tjerë suptilë. Në atë kohë ishte mishërim i fantazisë ultimative mbi atë se sido të duhej të dukej princesha.

 

  1. Mos u frikëso të ndërtosh stilin tënd

 

Edhe pse ishte e prirë ndaj zgjidhjeve të modës elegante dhe femërore, princesha Diana nuk u është frikësuar as hireve të modës së çastit. Në vitet tetëdhjetë ka preferuar modele me mëngë predimensionale dhe të theksuara, por nuk u është shmangur as modeleve të guximshme siç ishin figurat e shtazëve në rroba banje.

 

  1. Zgjidh rroba që u përshtaten situatave dhe vendit

 

Ajo ishte e shkëlqyeshme në zgjedhjen e rrobave, duke marrë parasysh situatën dhe pozitën në të cilat gjendej. Në atë mënyrë ka shfaqur respektim ndaj personave të përfshirë në detyra të caktuara protokollare, si edhe ndaj stilit të vet të modës.