Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së dytë

Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së dytë

40
0

Princ Harry dhe Meghan Markle, dukesha e Sussex, do të bëhen sërish prindër.

Meghan është shtatzënë me foshnjën e saj të dytë, konfirmoi për CNN një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë vëllai i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që po presin fëmijën e tyre të dytë”, tha zëdhënësi.

Fëmija i tyre i parë, Archie Mountbatten-Windsor, është 19 muajsh, ndërsa foshnja do të jetë në vendin e tetë për fronin mbretëror.

Kujtojmë se Markle, ka zbuluar se në korrik të vitit që lamë pas ka pësuar një abort spontan. Ish-aktorja përshkroi dhimbjen e madhe duke thënë se asnjë grua nuk duhej ta kalonte atë “sprovë”.

“Humbja e një fëmije do të thotë të mbash një hidhërim të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak,” tha ajo asokohe.

loading...