Prezenca e OSBE: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në funksion të plotë,...

Prezenca e OSBE: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në funksion të plotë, të gatshëm që të ndihmojmë

260
0

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, OSBE thekson se është hap me rëndësi funksionimi i kësaj gjykate, ndërsa shtoi se është në pritje të emërimeve pasuese.

OSBE bëri thirrje që kjo gjykatë të ketë funksion të plotë, duke shprehur vullnetin për të dhënë ndihmë.

MESAZHI I PREZENCËS SË OSBE

Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës.