Presidenti u Republikës i akordon titullin “Mjeshtër i Madh” biznesmenit Faik Bruçi

Presidenti u Republikës i akordon titullin “Mjeshtër i Madh” biznesmenit Faik Bruçi

828
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordon titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” biznesmentit të njohur Faik Bruçi me motivacionin: “Në vlerësim të të kontributit të çmuar në ndërtimin e veprave hidroteknike në mbarë vendin. I dalluar si humanist dhe kontribues në dobi të bashkësisë dibrane dhe promovues i vlerave atdhetare, historike dhe kombëtare.”

Ky është një tjetër vlerësim në rrugëtimin e suksesshëm të biznesmenit dhe njeriut humanist Faik Bruçi. Pasi është nderuar nga Qarku i Dibrës me titullin “Qytetar Nderi”, tashmë ky dekorim i vjen nga numri një i shtetit shqiptar, nga presidenti i Republikës.

Konferenca në Akademinë e Shkencave

Në konferencën shkencore të organizuar nga shoqata “Bashkësia dibrane në Tiranë” me temë “110 vjet Kongresi i Dibrës, ngjarje historike për kombin shqiptar”, me datë 13 shtator 2019, u trajtuan shumë çështje, të cilat evidentonin rolin vendimtar të bijve dibranë në mbrojtjen e atdheut, promovimin e vlerave intelektuale e kulturore etj.

Bashkë me shumë personalitete në zë, që Bashkësia Dibrane ka nxjerrë nga gjiri i saj, nën moderimin e sekretarit Saimir Shatku e nën drejtimin e kryetarit Bujar Kapexhi, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, u bë dhe vlerësimi i disa personaliteteve dibrane, veprimtaria e të cilëve ka lënë gjurmë dhe është shumë e evidentueshme në shumë fusha të ndryshme.

Në këtë kuadër, një vlerësim të merituar mori edhe biri i Lukanit, z.Faik Bruci, të cilit iu dha nga ana e Presidentit titulli “Mjeshtër i madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të të kontributit të çmuar në ndërtimin e veprave hidroteknike në mbarë vendin. I dalluar si humanist dhe kontribues në dobi të bashkësisë dibrane dhe promovues i vlerave atdhetare, historike dhe kombëtare.”

Ky vlerësim vjen në zinxhirin e vlerësimit të disahershëm të tij nga shumë organe të pushtetit lokal e qëndror për veprimtarinë e tij të palodhur dhe vlerat e larta që përfaqëson. Duke shprehur gjithashtu dhe vlerësimin tonë, e urojmë Faikun ta gëzojë këtë vlerësim dhe të vijojë dhe më lart me veprimtarinë e tij të suksesshme, veprimtari që e ka bërë të vlerësueshëm dhe në nivel kombëtar.

Meta: Mbijetesa e dibranëve është e lidhur ngushtë me mbijetesën e gjithë kombit shqiptar

“Për kontributin e shquar dhe atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane, në veçanti të vlerave të Dibrës së Madhe, si dhe bashkësisë tradicionale dibrane në Tiranë, pata sot kënaqësinë dhe nderin të vlerësoja Shoqatën “Bashkësia Dibrane” dhe disa personalitete të shquara të kësaj treve, me titullin Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë. Sepse mbijetesa e dibranëve është e lidhur ngushtë me mbijetesën e gjithë kombit shqiptar.

Kjo qëndresë e përbashkët i ka rrënjët tek shkalla e lartë e atdhedashurisë, solidariteti, sakrifica, përkushtimi dhe kontributi i gjithë brezave dibranë ndër shekuj. Ata janë ndjerë përherë ballëlart dhe krenarë para historisë, sepse nuk ka etapë të luftës për liri të kombit shqiptar që ata të mos kenë gjurmët e kontributit të tyre.

Malet e Dibrës ngelën përherë bastioni dhe barrikadat e para të betejave për liri e pavarësi. Ndaj dhe unë jam shumë i lumtur që u ngjita në majën e Korabit, ku mësova se maja më e lartë është 2764 metra, dhe jo 2751 metra.

Korabi ishte “rritur” dhe kjo është shenjë e mirë.

Më mirë të rritet mali se sa të zbresë, aq më tepër për ne që e kemi origjinën nga trevat malore dhe që shpesh urojmë: “Malet tona më të larta””-shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare.

Pergatiti: Eglantina Alliaj