Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë. Në rajonin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do të takojë Prefektin e Kozencës, GianfrancoTomao, Presidentin e Provincës së Kozencës, FrancoIacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, MarioOcchiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë. Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë edhe Kishën Arbëreshe. Gjithashtu, ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë. Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Imzot DonatoOliverio. Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (SantaSofiad’Epiro), presidenti do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, GianfrancoCeramella. Gjatë qëndrimit në këtë provincë të Kozencës, në Kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit, presidenti Thaçi do të takojë edhe Kryetarin e Bashkisë së Shën Mitrit, SalvatoreLamirata, Drejtoreshën e Liceut, ConcettaSmeriglio, si dhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Arbëreshe “FAA” dhe “UNIARB”, bashkë me kryetarët e fondacioneve. Më tej, presidenti Thaçi do të bëjë homazhe edhe në Maq/MacchiaAlbanese, pranë varrit të poetit Jeronim De Rada, si dhe do të vizitojë shtëpinë e Jeronim De Radës dhe do të takojë Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”, bashkë me komunitetin e Maqit. Gjithashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë arbëreshët edhe në qytetin Rende.
Ai do ta vizitojë komunitetin e Strigarit/San CosmoAlbanese, ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, DamianoBaffa, si dhe me komunitetin arbëresh atje. Pas Strigarit, presidenti do ta vizitojë edhe fshatin Vakarici/VaccarizzoAlbanese, ku do të takohet me komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, AntonioPomillo. Në fund, presidenti Thaçi do ta vizitojë komunitetin arbëresh edhe në Frasnitë, ku do ta takojë Kryetarin e Bashkisë, AngeloCatapano, si dhe komunitetin arbëresh të këtij lokaliteti. Gjatë qëndrimit në Frasnitë, presidenti Thaçi do ta vizitojë edhe Muzeun e Ikonave dhe atë etnografik.