Presidenti Ilir Meta u është drejtuar me një mesazh qytetarëve nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke kërkuar të qëndrojnë sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve.
Meta thotë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë.
Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.