Lajme

Presidenti: KQZ ta zbatojë, dekretin e hedh poshtë veç Kushtetuesja

By vizional

June 13, 2019

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pasditen e sotme është shprehur se dekreti është i detyryeshëm.

‘Dekreti i Presidentit për anulimin e dekretit të zgjedhjeve për 30 qershorin është marrë i bazuar në argumentet kushtetuese.

Ai është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë. Akti i presidentit, referuar praktikës kushtetuese dhe argumenteve mbi bazën e të cilës është marrë, e bën dekretin e presidentit një akt me natyrë krejt të veçantë dhe askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të gjykojë.

Dekreti i Presidentit i është dërguar KQZ-së për zbatim dhe çdo akt tjetër është i ndëshkueshëm nga ligji.

Çdo aktor apo kushdo që është kundër këtij dekreti mund ta dërgojë atë akt në Gjykatën Kushtetuese apo gjykatë që mendojnë se mund të gjykojnë’, tha Dervishi.