
Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin me fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’. Një ndër vogëlushët e ka pyetur Bleonën se pse rri beqare apo po pret Princin e Kaltër. ‘Unë i pres të vijnë me kalë, ata vijnë me gomar, pres të vijë i duhuri’, tha këngëtarja. Ndërkohë fëmija shton:’Nuk duhet ta shikosh Princin e Kaltër ka kalë, apo gomar, duhet ta shikosh ka zemër të bardhë apo të zezë. Merre shikojë si ka zemrën, për disa ditë’. ‘Të jap fjalën që do u shikoj zemrën’, përfundon Qerreti.