Preket nga Covid-19 fasoneria e parë në Tiranë, 3 të infektuara

Në një fasoneri në Tiranë kanë rezultuar 3 persona pozitiv të prekur me COVID-19. Sipas burimeve të Report tv, të prekur rezultojnë 2 punonjëse dhe përgjegjësja e tyre.

Kjo është fasoneria e parë në Tiranë që preket nga koronavirusi, ndërsa është dhënë urdhri që ajo të mbyllet. Tamponi u është bërë edhe disa punonjësve të tjerë ku pritet ende përgjigjia e tyre.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 16 raste pozitive, 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *