
Preket edhe Lezha nga koronavirusi. Mësohet se e infektuara e parë është një infermiere 54-vjeçare, e cila në testin e bërë mbrëmjen e djeshme ka dalë pozitive.
Ende nuk dihet se nga është infektuar 54-vjeçarja, nëse ka qënë ndonjë pacient apo ndonjë mjek tjetër në spital. Megjithatë për të marrë masat janë izoluar edhe kolegët e saj, ndërkohë që virusi mund të jetë përhapur në masë për shkak edhe të profesionit të saj.
Sapo rezultatet e saj kanë dalë pozitive, 54-vjeçarja është dërguar ne urgjencë tek spitali Infektiv në Tiranë, por nuk dihet ende gjendja e saj. Më shumë detaje priten nga deklarata për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e sotme.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.
Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.