Në këtë moment të vështirë të popullit shqiptar, një solidaritet i jashtëzakonshëm vjen nga shoqata e të verbërve në Elbasan.
Rreth 600 anëtarë të kësaj shoqate, kanë vendosur në mënyrë unanime të dhurojnë 1 mijë lekë te reja nga pensioni i tyre për të prekurit e tërmetit. Gjesti i tyre merr vlerë të jashtëzakonshme nëse kujtojmë vështirësitë që has ky komunitet, ku të ardhurat që marrin nuk u mjaftojnë as për medikamentet bazë e jo më për ushqime.
Tërmeti i 26 Nëntorit la pas 50 viktima dhe qindra të plagosur duke shkaktuar një tragjedi të madhe për popullin shqiptar.