Prej kohësh kërkonte burrë, me sa duket e gjeti! Bleona sapo na...

Prej kohësh kërkonte burrë, me sa duket e gjeti! Bleona sapo na e tregoi me fytyrë “zemrën” e saj

382
0

Pak muaj më parë, Bleona Qereti i surprizoi të gjithë me postimin në rrjete sociale ku tregonte një unazë diamanti në dorën e saj dhe shkruante se kërkonte kandidatë për t’u martuar. Pas kërkesës për një burrë publikisht, këngëtarja tregoi se dëshironte edhe fëmijë dhe lajmi mori dhenë në të gjitha portalet.

Megjithatë, Bleona njihet për spontanitetin dhe batutat e saj të drejtpërdrejta në rrjete sociale, ndaj nuk është për t’u çuditur asnjë nga këto shkrime. Nëse edhe ju jeni lutur që Bleona të gjejë sërish dashurinë, epo me shumë mundësi lutjet janë dëgjuar.

Ditën e djeshme, këngëtarja ka postuar në Instastory një foto duke na treguar se me kë e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës. Ajo shfaqet krah një mashkulli simpatik, por të panjohur. Ajo që na bën të mendojmë se ndoshta në jetën e këngëtares ka ngjarje të reja është zemra që ajo ka vizatuar brenda fotos. Mos ndoshta Bleona ka gjetur gjysmën e saj? Shumë shpejt do na e zbulojë, me siguri!/Blitz.al/