Kuriozitete

Prej 2015 nuk përdor celular, Ed Sheeran ” Më ndryshoi jeta dhe shëndeti mendor”

By vizional

February 01, 2022

Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran deklaroi në një intervistë se nuk ka përdorur celular që nga viti 2015. Sheeran tregoi se është diçka e mrekullueshme të jetosh pa telefon dhe se pasi e kishte marrë këtë vendim ishte ndier i çliruar.

 

“Është e jashtëzakonshme që të mund të jetosh pa telefon në një periudhë të tillë. Unë nuk mbaj telefon. Nuk kam telefon që nga viti 2015. Isha mërzitur me përdorimin e telefonit. Unë e hoqa qafe atë dhe ndihesha i çliruar.“, tha ai.

 

Këngëtari shtoi se qëndron i përditësuar dhe i lidhur me aktualitein dhe botën nëpërmjet emaileve. Ai theksoi faktin se i pëlqen të kalojë më shumë kohë duke u fokusuar te njerëzit e dashur dhe se shëndeti i tij mendor ishte përmirësuar me këtë ndryshim.

 

“Unë kam një email … Ulem dhe hap laptopin tim dhe u përgjigjem 10 emaileve në të njëjtën kohë. Dërgoj emailet dhe mbyll laptopin tim. Pastaj i rikthehem jetës dhe nuk ndihem aspak i lodhur psikologjikisht”, tregoi ai.

 

Ed Sheeran tregoi se nuk lejon që teknologjia t’i ndryshojë jetën e tij. Ai vendosi që mënyra më e mirë për të shmangur ankthin dhe shpërqendrimet nëjetë, është mbajtja sa më larg e smaphonëve.

 

“Gjëja më e mirë e këtij vendimi, përveç shëndetit mendor është edhe se ndihem më mirë për gjithçka, janë momentet që kam me njerëzit që dua.”, tha Sheeran.