“Pranoni urimet e sinqerta”/ Vladimir Putin mesazh për 108-vjetorin e Pavarësisë së...

“Pranoni urimet e sinqerta”/ Vladimir Putin mesazh për 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jam i bindur se…

295
0

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ia ka dërguar një telegram urimi kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij Putin shprehet i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

 

“I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin””, thuhet në mesazhin për Metën.

 

Edhe ministri i Jashtëm rus i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit Edi Ramës me rastin e Ditës së Flamurit.