Pranoi se është “gay”, befason gazetarja italiane, zbulon çfarë fshihet pas deklaratës...

Pranoi se është “gay”, befason gazetarja italiane, zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së aktorit Gabriel Garko

156
0

Gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli, ka deklaruar se aktori Gabriel Garko ka marrë 60 mijë euro për të pranuar se është gay. Sipas gazetares aktorit i janë dhënë 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo”. Megjithatë gazetarja ka shtuar se nuk është e sigurtë nëse kjo është plotësisht e vërtetë.

“Garko dëshironte të ndihej i lirë, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo”. Sa e vërtetë mund të jetë? Nuk e di“, tha Selvaggia. Ndërkohë pas kësaj deklarate aktori nuk ka dhënë asnjë reagim.

 

Pak ditë më parë Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’. Gjithashtu, aktori deklaroi se historia me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018, nuk ishte e vërtetë.

loading...