PPE apel BE-së: Veproni menjëherë në Shqipëri se po burgose politikisht qytetarët,...

PPE apel BE-së: Veproni menjëherë në Shqipëri se po burgose politikisht qytetarët, mes tyre gra dhe fëmijë

323
0

Forumi i Grave të Partisë Popullore europiane, i ka bërë thirrje sot Bashkimit Europain që të veprojnë menjëherë pasi në Shqipëri ka të burgosur politik.

E pranishme në këtë takim ka qenë dhe kryetarja e Lidhjes së Gruas demokrate, Albana Vokshi, e cila përmes një postimi në Facebook shkruan se në takimin që gratë e PPE zhvilluan në Talin të Estonisë, vunë theksin tek kriza politike në Shqipëri dhe burgosja e deputetëve të opozitës.

Ja postimi i Vokshit:

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Ëomen), thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!

“Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar rreth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!! Në takimin e rradhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e vecanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.

Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër,?Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë!