Posti për Kryeprokuror, Marku futet në garë. Ja kë do sfidojë

Posti për Kryeprokuror, Marku futet në garë. Ja kë do sfidojë

360
0

Kryeprokurorja Arta Marku ka dorëzuar emrin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme me shpalljen e kandidaturës do të sfidojë  edhe tre kandidatët e tjerë, të cilët ditë më parë u regjistruan në garë për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme. Lajmi për dorëzimin e kandidaturës së Markut në KLP  konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime brenda prokurorisë. Deri tani janë futur në garë avokati i njohur Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.