Kulture

Portret familjar, dalin FOTOT nga diplomimi i vajzës së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit në SHBA

By vizional

May 27, 2019

Kompozitori shqiptar Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij këngëtarja Mira Konçi prej dy vitesh kanë lënë Shqipërinë për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e djeshme, familja Saraçi ka festuar diplomimin e vajzës së kompozitorit Era Saraçit. Era ka publikuar disa foto nga ceremonia në Instastory, ku shihet e veshur me pelerinën e diplomimit dhe kapelën në duar. Ajo ka publikuar edhe një portret familjar, ku ka pozuar krah babait, nënës dhe vëllait.

Foton krah të atit Era e ka shoqëruar me flamurin shqiptar, flamurin amerikan dhe një zemër.

Me siguri kompozitori dhe këngëtarja ndihen shumë krenarë për vajzën e tyre.